Kronike22 Qershor 2024, 16:01

Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet 28-vjeçari gjerman

Një 28-vjeçar gjerman është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.
22-vjeçarja ka thënë se gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.
Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç 28 vjeç, u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.