Kronike27 Shkurt 2024, 07:59

"Duhet një hetim i thelluar”, Artan Hoxha tregon skemën si ra në kurth ekzekutori i Pëllumb Metës

Shkruar nga Pamfleti
"Duhet një hetim i thelluar”, Artan Hoxha tregon skemën si
Artan Hoxha

Hoxha tha se duhet një hetim i thelluar i ngjarjes, për të nxjerrë përgjegjësit.

Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Pëllumb Metës, për të cilën dyshohen fëmijët e tij, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Hoxha tha se për ngjarjen po jepen shumë versione, siç ndodhi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe media ka ndikuar në përhapjen e këtyre versioneve pa asnjë kriter.

Hoxha tha se duhet një hetim i thelluar i ngjarjes, për të nxjerrë përgjegjësit.

"Të gjitha variantet që janë dhënë, janë hipoteza. Është si ngjarja në Kosovë me atë Murselin, që në 48 orë u dhanë shumë budallallëqe. Duhet hetim që të shërbejë për shembull.

Pas zhdukjes së babait, Pëllumb Meta, fëmijët bëjnë kallëzim se është zhdukur. Policia gjen makinën në zonën e plazhit. Nga kamerat zbulon se një ditë pas raportimit si i zhdukur, nga banesa e viktimës lëvizin dy makina, makina e viktimës dhe një nga fëmijët. Nuk mundet vetëm një person, ta vrasë kryefamiljarin, të fshijë gjurmën, të hapë gropën, të çojnë makinën, etj. Policia dyshon se familjarët duhet të dinë diçka dhe vendos regjistruesin. Vajza ka vijuar të shkojë në shkollë. Shkonte nga Durrësi, është studente e mirë, shkonte në shkollë dhe kthehej çdo ditë, ishte besimtare praktikante.

Me sa kemi dëgjuar, edhe nga bashkëshortja dhe fëmijët, kanë folur që kemi të bëjmë me dhunë sistematike nga kryefamiljari. Por familjarët e të vrarit, akuzojnë nënën e fëmijëve, thonë se ajo i ka nxitur të kryejnë këtë akt.

Policia zbuloi kufomën dhe në fillim vajza e mori përsipër vrasjen. U gjet kufoma në kasollen e bagëtive. Policia ngriti pyetjen, a mund ta bëjë kjo vajzë? Policia më pas ka shoqëruar edhe fëmijët dhe nënë dhe u bindën më pas, që vrasjen mund ta ketë bërë djali, por vajza e merr përsipër për të minimizuar dënimin.

Kjo është vrasje që ka shuar një familje, kemi tre fëmijë që u është shkatërruar jeta. Dy vëllezër dhe motra e tyre, të akuzuar për vrasjen e babait. Kemi një familje të shkatërruar.

Mënyra si trajtohej në media, që dilnin të afërmit e viktimës dhe kërkonin hakmarrje… Vijmë te pjesa tjetër, hyrja në detaje shume të imta.  Kjo është ngjarje fare e thjesht, policia e zbuloi, tani hetimin e ka prokurori. Duhet një hetim i specializuar, të kthehet në precedent, në këtë hetim të shihen detajet", tha Hoxha.

 

artan hoxha vrasja e pëllumb metës