Kronike22 Qershor 2024, 16:26

Dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari transportohet në gjendje kritike në QSUT

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari

Një fëmijë 2 vjeç është paraqitur në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

fëmija dyshohet se ka pirë një sasi medikamentesh, ç’ka ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.

Po ashtu mësohet se i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Sarandës dhe për shkak të gjendjes së rënduar, është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.