Kronike14 Prill 2024, 18:48

“E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit”, zbardhen përgjime të reja nga dosja e trafikimit të emigrantëve Dubai-Rinas

Shkruar nga Pamfleti

“E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit”,

Një grup kriminal që trafikonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit është shkatërruar, duke rënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre oficerë policie.

Dyshohet se në gjashtë muaj hynë në Shqipëri 260 shtetas të huaj, duke ndjekur linjën ajrore Dubai Rinas dhe më pas shpërndaheshin për të kaluar kufirin e gjelbër, të ndihmuar nga trafikantë.

Pjesë e përgjimeve është një bisedë mes të arrestuarit Endri Seiti, nga Tirana, si organizator i aktivitetit kriminal dhe Arba Hysenllari. Seiti i flet kësaj të fundit për drejtorinë e Tiranës, ndërsa Arba i thotë se ka një mikeshë te emigracioni.

Pjesë nga përgjimet / Datë 19. 10. 2023

Endri: Kanë ardh nga drejtoria e Tiranës nja njëqind e ca veta, i ka marrë agjencia (nuk kuptohet)

Arba: Këtu e përgjithshmja?

Endri: Jo jo e madhja fare.

Arba: Po pra e madhja fare ku është, a është kjo ke brryli.

Endri: po ajo

Arba: E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit.

Endri: S ati e ka emrin, malokja me? (nuk kuptohet)

Arba: Jo jo tjetri, është tek drejtoria, është tek zyra e emigracionit.

Endri: E njef atë mikun tonë?

Arba: Nuk e di pra, e pyeta unë, i thash unë, kur tha ajo, kështu kështu, i thash shif njëherë, për zyrën time, a ka ndonjë emër a ndo një gjë aty, ja do shof unë, e do të them më tha, po nuk më ka thëne gjë.

Endri: Ai thotë po, po sbesoj.…. (nuk kuptohet) kam bo shpenzime e marrtë dreqi….

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Endri Seiti, ku dyshohet se bëhet fjalë per shtetasin Edmond Braha.

_(14-2437) Lani i tregon diçka Arës me zë të ulët… ke njerëz mbrapa.. flitet për trafikun Shqipëri Kosovë, e paqartë. Ky është kalamo, ky nuk kupto fare ça dmth… e paqartë, ma tregoj… Arba: Un shyqyr kam pas numër pune pa emrin tënd fare.. unë e shifsha makinën e çunave frenosha, ai fotografonte, ikte… ky vazhdonte prap. Kanë vu dhe gps. Arba: Jo mo jo ato janë të gjitha me tabulata me dash… Lani, një e kemi gati e paqartë…

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Luan Tafalla ku ky i fundit dyshohet se shpreh friken rreth policisë dhe biseda lidhet me ngjarjen e datës 10.09.2023.

15:09:49] Mondi desha të dija pse i del ai i Xhafës nuk ka drejtë leje ? Do t’ia jap Mondit sot, Xhafës i kam shkrujt që nuk i doli, e ka pare Xhafa ia kam nis na 1 pa njëzet.

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasit Luan Tafalla dhe Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Datë 30.10.2023

[18:42:41] Në zyrë hyn Endri, dëgjohet Lani që i thotë: –Mondi ma dha numrin e asaj, kemi qit në kontroll tha, po kontrollohen të gjithë se kanë ardh 350, ishte dhe emrin e Lulit, u vonua tha ajo dhe erdhi pastaj dhe e pashë emrin.

Shënim: Kjo bisedë dyshohet se zhvillohet midis shtetasve Luan Tafalla dhe Endri Seiti, ku dyshohet se flasin për shtetasin Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Data: 17.11.2023

[12:52:58] Endri: Te ikim te Mondi.

Arba: Nuk vij unë te Mondi

Endri: Me një këmbë

[12:53:08] Arba: Hajde te te lej atje, e re iki une.

Endri: Shko pyete ti, se mu smë lejohet të futem brenda.

Arba: Pse stë lejohet ty? Ti je një përtac, nje dh***, nuk takon as edhe 1 lloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit ketu.

Endri: Ça jam unë, ça jam?

Endri: E mori Lani dje, hajde te zyra tha

Arba: Dh*** je

Endri: Më kërkojnë lekë, ty stë kërkojnë lekë.

Arba: E të shkoj unë ë? Po jo mo zotëri të shkojë Lani, të shkoj Lani dhe ti/ TCH