Kronike27 Prill 2024, 17:14

E zuri poshtë motori teksa po luante, 2-vjeçari në gjendje të rëndë; niset me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

E zuri poshtë motori teksa po luante, 2-vjeçari në gjendje


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ku një fëmijë i moshës 2 vjeç i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe ndërsa ka hipur në motorin e parkuar është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë dhe do të transportohet drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

motori lendohet 2-vjeçari tirane helikopter