Kronike26 Shkurt 2024, 12:15

Fëmijët vranë të atin, shefi i krimeve në Durrës tregon si u zbulua krimi makabër: Dhanë dëshmi kontradiktore, Hyseni filloi të çedonte!

Shkruar nga Pamfleti

Fëmijët vranë të atin, shefi i krimeve në Durrës

Shefi i Krimeve në Durrës, Elton Shahini ka treguar se si e zbuluan krimin e rëndë në Durrës, ku tre fëmijët vranë babanë Pëllumb Meta. Shahini thotë se pasi djali i madh ka denoncuar babanë të zhdukur kanë nisur edhe hetimet.

Shahini thotë se fëmijët kanë pasur dëshmi kontradiktore dhe kjo nxiti dyshimet e grupit hetimor se ky ishte një krim brenda familjes.

“Në datën 13 shkurt Hysen Meta është paraqitur dhe ka bërë kallëzim se babai ka humbur dhe është larguar. Kemi kryer veprimet hetimore, shpallur në kërkim. Më 17 shkurt është gjetur mjeti në një zonë të pyllëzuar në sektorin rina. U ngrit grupi hetimor ku është bërë këqyrja e mjetit i cili rezultoi se nuk kishte dëmtime dhe ishte i mbyllur. U kryen kontrolle të vijës bregdetare, ku nuk u konstatuan gjëra të dyshimta. U thirrën familjarët, u mor në pyetje.

Fillimisht familjarët na orientuan se babai i tyre ka ikur edhe herë të tjera nga banesa në periudha të ndryshme pasi konsumonte pije alkoolike. U vazhdua hetime dhe një sërë veprimesh hetimore, këqyrja e kamerave të sigurisë, u ngritën disa pista ku mes tyre ishte edhe konflikti familjar. Janë pyetur disa herë familjarët dhe deri diku kishin një version por pas këmbënguljes sonë kishin kontradikta. Ne dyshonim që ky ishte një krim i brendshëm. Hyseni filloi të cedonte dhe në një momentin u shpreh se autor i zhdukjes është rreth i afërt, i familjes. Motra mori përsipër krimin dhe na tregoi për vendin ku ishte varrosur babai. Ishte e parapërgatitur Hygerta, e pranoi”, tha Shahini.