Kronike17 Prill 2024, 13:10

Furnizonin me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin me kokainë zona të ndryshme të Tiranës,

Policia ka vënë në pranga dy persona në Tiranë, të cilët u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Flash”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Fillimisht ka arrestuar shtetasin E. Gj., 36 vjeç, të cilit iu gjet lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë. Më pas është arrestuar dhe shtetasi B. K., 42 vjeç, i cili siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Flash”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flash”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

kokaine tirane dy persona arrestim