Kronike25 Shkurt 2024, 19:48

Grabitet një market në Korçë, hajdutët kërcënojnë me armë shitësin; marrin para dhe paketa cigaresh

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet një market në Korçë, hajdutët

Një market në fshatin Drenovë të Korçës është grabitur këtë mbrëmje nën kërcënimin e armës. 

Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se të paktën dy persona kanë hyrë në market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigaresh.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.