Kronike25 Shkurt 2024, 20:07

Atentati në ''Don Bosko'', Ahmetsulaj mohon përfshirjen në ngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në ''Don Bosko'', Ahmetsulaj mohon

Ky që shikoni në këtë foto është Roland Ahmetsulaj personi i fundit që u arrestua si i përfshirë në ngjarjen e Don Boskos ku humbi jetën Erjon Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Sipas policisë ky shtetas ka ndihmuar Kevin Zenelin dhe dy autoret, për të dhënë infomacionë mbi shënjestrat e tyre. Në polici Ahmetsulaj ka pranuar të këtë njohje me Zenelin por jo përfshirjen në krim.

Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi). OraNews mëson se ai prej vitësh merret me servis makinash ku ambjenti i tij i punës ndodhet vetëm 1 km larg vendit ku u regjistrua ngjarja e rëndë.

Hetuesit kanë dyshime se duke përfituar nga kjo distancë e shkurter 37 vjecari dyshohet të këtë dhënë infomarcione drejt personit të shpallur në kërkim Kevin Zeneli Suci.

Po ashtu policia po verifikon nëse Roland Ahmetsulaj ka dijeni për vendodhjen e makinës tip Benz që lëviznin autoret ditën e ngjarjes. Deri më tani nga verifikimet ende nuk është arritur në zbulimin e kësaj makine./OraNews

 

don bosko