Kronike12 Mars 2023, 23:17

Atentati në “Don Bosko”, një prej të plagosurve me precedentë penalë; u kap me arsenal armësh 9 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në “Don Bosko”, një prej të plagosurve me

Një prej 5 personave të plagosur këtë mbrëmje në “Don Bosko” rezulton me precedent penal. Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Mera. Ai rezulton se është arrestuar 9 vite më parë pasi i janë sekuestruar një sasi municionesh luftarake.

Bëhet fjalë për finalizimin e operacionit policor të koduar “B-13”,  me 22 prill të vitit 2014, ku në kërkim u shpall dhe vëllai i tij Përparim Mera.

Materialet armë, fishekë, por edhe granata e tritol janë gjetur të fshehura në banesën e tyre. Policia bëri të ditur në atë kohë se vëllezërit Mera kanë qenë në vëzhgim prej disa kohësh, pasi ishte marrë informacion se ata posedonin arsenal armësh.

Mësohet se armatimi i sekuestruar ishin automatik Model-56, pistoletë TT, me tre krehra me 19 fishekë, pistoletë tip “Zastava”, revolver tip “Smith & Wesson”, me mulli, tri armë gjahu, pushkë sportive pneumatike. Gjithashtu, u bllokuan granata sulmuese e mbrojtëse bashkë me ndezësit respektivë, kallëpe eksplozive, kapsolla detonatore, kapsolla elektrodetonatore, lëndë narkotike, dorezë metalike (përforcues grushti), krehra automatiku, fishekë dhe maska.

 

don bosko vrasje mera