Kronike15 Dhjetor 2023, 14:23

Atentati në ‘Don Bosko’, policia identifikon dhe shpall në kërkim Andrea Bregasin; 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në ‘Don Bosko’, policia identifikon dhe shpall në

Një ditë pas atentatit të dështuar në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Andrea Bregasi.

Policia ofron 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin.

31-vjeçari raportohet se ka qëlluar gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e ditës së djeshme.

"Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën "Don Bosko", ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit "Benz", me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi", njofton policia.

 

5 mije euro andrea bregasi atentat don bosko