Kronike19 Prill 2024, 16:12

I vendosi tritol një personi në banesë, arrestohet 27 vjeçari në Vorë

Shkruar nga Pamfleti

I vendosi tritol një personi në banesë, arrestohet 27

Një 27 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Vorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, ka vendosur tritol në banesën e shtetasit E.A.

Në pranga ka rënë i riu Oltion Çela ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij A.D, 27 vjeç. Po ashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi municioni luftarak dhe veshje që autorët e dyshuar i kanë përdorur gjatë ngjarjes. Ndërsa ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes që i kanë shtyrë të rinjtë drejt një veprimi të tillë kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.