Kronike23 Maj 2024, 11:57

Kokaina në Portin e Pireut/ “Kapoja” i bandës biznesmeni shqiptar Andrea Mërkuri; zbardhen rolet e anëtarëve të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Kokaina në Portin e Pireut/ “Kapoja” i bandës biznesmeni
Kokaina e sekuestruar

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka goditur mëngjesin e sotëm një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 210 kg kokainë.

Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretishte e nisur nga Kolumbia, ishin karkalecat e ngrira dhe droga. Mbi kokainë ishte e stampuar një kafkë, me flokë dhe mjekër. Autoritetet greke ishin njoftuar prej shërbimeve amerikane për sasinë kokainës në kontejner.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria nga ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore. Deri më tani sipas mediave greke janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 grekë. Dy shqiptarët e arrestuar janë Jasona (Andrea) Mërkuri, Azdren Muharremi, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç.

Rolet e të arrestuave

Shqiptari Azdren Muharremi, ishte drejtues i organizatës kriminale, i ngarkuar për gjetjen e sasive të drogës në qarkullim, financimin e transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në kontejnerë të destinuar për Greqinë dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme drejt Evropës

Marsel Stafaj, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Muharremit, i ngarkuar për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Ioannis  Viglakis, i ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë Greqisë, për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Alexandros Merkouris, përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e Muharremit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me seli jashtë vendit, të cilët merreshin me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë legale me origjinë nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me qendër në Greqi, përgjegjës për trafikimin e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.

Në vijim të sa më sipër, në orët e mëngjesit të datës 22.05.2024, në rrugën Agios Dimitriou nr. 43 në Pire, u arrestua Azdren Muharremi dhe tre pjesëtarët e tjerë të grupit.

andrea mërkuri kokaina në greqi