Kronike18 Prill 2024, 10:49

Kokainë gati për shitje, arrestohet i riu në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë gati për shitje, arrestohet i riu në Dibër

Një 30-vjeçar ka rënë në pengat e policisë ditën e sotme në Dibër, pasi dyshohet se shiste kokainë.

Gatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se autori pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza dhe më pas shiste në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

arrestim kokaine