Kronike26 Shkurt 2024, 17:14

Krushqi me Pëllumb Metën? Flet sërish babai i djalit: Historia e fejesës ishte mbyllur para 5 muajsh

Shkruar nga Pamfleti

Krushqi me Pëllumb Metën? Flet sërish babai i djalit: Historia e

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta dhe motivit të përfolur të fejesës së detyruar të vajzës së tij.

Së fundmi ka patur deklarata edhe nga familja me të cilën donin të lidhnin krushqi.

Sipas tyre Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën.

Riza Qatja është kryefamiljari që donte të merrte Hygerta Metën nuse për djalin.

Sipas tij historia e fejesës është mbyllur para 5 muajsh dhe Pëllumb Meta i ka thënë se vajza do të vazhdonte shkollën.

“Historia e fejesës me shkuesi me vajzën e Pëllumb Metës, Hygertën, është mbyllur që para 5 muajve. Thjesht ka qenë një mendim historia e fejesës, por babai i Hygertës ka thënë se vajza do të vazhdojë shkollën. Vajza ishte në shkollë, i ati e çonte dhe e merrte përditë nga shkolla”, ka thënë ai.

Riza Qatja ka treguar se ditën që Pëllumb Meta është vrarë, ai kishte qenë në lokalin e tij duke pirë kafe.

“Edhe ditën që është vrarë Pëllumbi ka qenë këtu, (në lokal) ka dalë në orën 12:55. Po të ishte që do kishim probleme për fejesën, nuk vinte këtu të pinte kafe përditë.  Fejesa është kot, nuk ka lidhje fare. Po të donte ta fejonte, do e bënte, do e kishte hequr nga shkolla. Por babai kishte ndërmend t’i blinte edhe makinë. Këtë ma kanë treguar shokët e Pëllumb Metës që punojnë tek tregu i makinave”, ka thënë Qatja në një intervistë për Report Tv.

hygerta meta