Kronike18 Prill 2024, 11:18

Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap teksa lëvizte me pistoletë në makinë. Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar Ferdinand Palaj.

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, zhvilloi operacionin e koduar “Strike 10″.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në qytetin e Vlorës, u finalizua operacioni dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje. Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.”, sqaron policia.