Kronike23 Maj 2024, 12:29

Mbollën drogë në pyll, arrestohen dy persona në Fier!

Shkruar nga Pamfleti

Mbollën drogë në pyll, arrestohen dy persona në Fier!

Dy persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Peshtani”.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar drogë në një zonë pyjore të fshatit Peshtan.

Policia asgjesoi 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve.

Ndërkaq, janë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 6 celularë.

“Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin “Peshtani”, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q..

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë”, njofton policia.

fier droge pyll arrestim