Kronike 3 Maj 2024, 14:13

"Më detyruan të kryej seks pa mbrojte", zbardhen detaje si italiani nxori zbuluar çerdhen e prostitucionit me meshkuj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

"Më detyruan të kryej seks pa mbrojte", zbardhen detaje si

Zbardhen detaje të reja lidhur me bazën e prostitucionit homoseksual që u zbulua në Tiranë.

Venezuelianët që u arrestuan në Tiranë për prostitucion në marrëdhënie homoseksuale mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryejë marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.

Kujtojmë se Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor sot në Tiranë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Djemtë linin takime online, për të cilat paguheshin nga 150 deri në 300 euro.



italiani cerdhe prostitucion me meshkuj tirane