Kronike 6 Qershor 2024, 14:43

Mori peng dhe dhunoi me 3 të tjerë punonjësin e kioskës, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Mori peng dhe dhunoi me 3 të tjerë punonjësin e kioskës,

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj.

Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, dhunuan dhe morën peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash. Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.

peng dhune punonjesi i kjoskes tirane arrestim