Kronike26 Shkurt 2024, 12:32

Ndryshuan disa herë dëshmitë, prokurorja kërkon “arrest me burg” për tre fëmijët e Pëllumb Metës

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshuan disa herë dëshmitë, prokurorja kërkon

Prokurorja Suela Behluli ka prezantuar para gjykatës faktet në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës.në Shënavlash.

Në 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10. Mjeti është gjetur në zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Në të nuk janë gjetur gjurmë . Në kroskot u gjeten dokumentet e makinës. Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrare ajo bananë. Në trup u gjetën tre plage me arme zjarri. Ne divan u gjet nje gezhojë.

U ripyet Hygerta e cila deklaroi se krimin e kreu vëllai. Ajo tha se ka qenë ajo që e ka lidhur kufomën. Kanë qenë ne banese Hygerta dhe vellai. Hyseni e ka qelluar me kater plumba
Më pas dy vellezërit e kanë varrosur në kasolle.
Më pas dy djemte e kane mare mjetin e kanë lene ne zonën e pishave në Fshat Rinia
Kërkojmë mase sigurie Arrest me burhg. Hysen Meta ka vrarë babanë. Hygerta Meta ka fshehur kufomën. Amarildo Meta ka fshehur kufomen. Kërkojmë vleresim të ligjshëm të arrestit në flagrancë”, tha prokurorja.

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës. Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.