Kronike26 Shkurt 2024, 19:41

“Nëna i nxiti ta vrisnin”, flet vëllai i Pëllumb Metës: Djali ishte i dhunshëm dhe drogohej

Shkruar nga Pamfleti

“Nëna i nxiti ta vrisnin”, flet vëllai i Pëllumb

Dëshmive dhe detajeve të shumta mbi vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, i shtohet edhe ajo e vëllait të 50-vjeçarit.

Ramazani, vëllai i Pëllumbit, për ditë të tëra kishte kërkuar një shenjë nga ai, duke kontaktuar edhe me familjen.

“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera”, tha vëllai i viktimës, Ramazan Meta.

Sipas të afërmve të Pëllumb Metës pretendimet për dhunë që kanë ngritur bashkëshortja dhe fëmijët e tij pas krimit nuk qëndrojë. Ata kërkojnë thellim të hetimeve dhe ndëshkimin e kujtdo që ka ideuar krimin.

“Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”, tha ai.

Sipas familjarëve të Pëllumb Metës, bashkëshortja e tij Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj.

Ndërsa për fëmijët ata shprehen se kanë qenë të qetë përveç djalit të madh Hysenit, për të cilin tregojnë se ishte i dhunshëm dhe përdorte lëndë narkotike.

pellumb meta