Kronike23 Maj 2024, 14:48

Nga burgjet amerikane në qelitë greke, “kapoja” shqiptar i bandës së kokainës bashkëpunëtor me tregtarin e armëve

Shkruar nga Pamfleti
Nga burgjet amerikane në qelitë greke, “kapoja” shqiptar i
Ioannis Viglakis

Një nga shtetasit grekë që u arrestua mëngjesin e sotëm, 23 maj, pas sekuestrimit të 210 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë ka një të kaluar të pasur në tregtinë e armëve dhe drogës.

Sipas informacioneve të “Zougla”, Ioannis Viglakis është një tregtar ndërkombëtar armësh dhe droge.


Ai u arrestua dhe kreu një dënim 15-vjeçar në burgjet amerikane pasi akuzohet për shitje të armëve ushtarake dhe raketahedhës (RPG) te FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në këmbim të kokainës dhe parave.

Në veçanti, në nëntor 2011, Ioannis Viglakis u takua me një agjent të fshehtë të DEA (Administrata Amerikane për Zbatimin e Drogës) i cili u paraqit si ndërmjetës për blerjen dhe shitjen e armëve dhe drogës midis FARC dhe shtetasit grek.

Sipas dokumenteve të prokurorisë amerikane të drogës, takimet mes grekut dhe agjentit të DEA-s kanë vazhduar për disa kohë në Europë dhe Amerikën Qendrore.

Në korrik të vitit 2012, atëherë 53-vjeçari I.V., e ndërpreu marrëveshjen me agjentin e fshehtë të DEA-s, të cilit ia dorëzoi armët dhe gjashtë raketa RPG.

Ai gjithashtu i kishte dhënë agjentit të DEA-s 11,200 dollarë si paradhënie për të rregulluar dërgimin e kokainës në Spanjë.

Më pas “Pablo” u arratis në Panama, ku u arrestua në gusht 2012 dhe në prill të 2014 u dënua me 10 vite burg.

Pas lirimit ai duket se ka rinisur aktivitetin kriminal dhe sot u arrestua me 3 persona të tjerë (dy me origjinë shqiptare) pas sekuestrimit të kokainës në kontejnerin me karkaleca të ngrirë.

Shqiptarët e arrestuar janë Azdren Muharremin, 48 vjeç, i cili dyshohet se ishte në krye të organizatës kriminale, dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç.

48-vjeçari shqiptar është i njohur për organet e akuzës

48-vjeçari shqiptar është gjithashtu i njohur për policinë. Ai ishte në kërkim në që vitin 2017 për çështjen e 635 mijë ekstazi me vlerë rreth 10 milionë euro dhe armët që u gjetën pas një bastisjeje në një magazinë në Koropi.

Në atë kohë u arrestuan dy shqiptarë, një turk dhe një grek, ndërsa një turk, një ish-polic grek dhe shqiptari i arrestuar sot për kokainë në Pire u shpallën në kërkim.

Rolet e të arrestuave

Shqiptari Azdren Muharremi, ishte drejtues i organizatës kriminale, i ngarkuar për gjetjen e sasive të drogës në qarkullim, financimin e transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në kontejnerë të destinuar për Greqinë dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme drejt Evropës

Marsel Stafaj, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Muharremit, i ngarkuar për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Ioannis  Viglakis, i ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë Greqisë, për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Alexandros Merkouris, përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e Muharremit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me seli jashtë vendit, të cilët merreshin me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë legale me origjinë nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë.

Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me qendër në Greqi, përgjegjës për trafikimin e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.

 

ioannis viglakis