Kronike21 Maj 2024, 13:48

"Nuk e kam prekur asnjëherë vajzën"/ Babai mohon akuzat për abuzim, zbardhet dhe dëshmia e nënës së 15-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk e kam prekur asnjëherë vajzën"/ Babai mohon akuzat
Babai 48-vjeçar, i cili akuzohet nga vajza e tij adoleshente se e ka përdhunuar prej 4 vitesh, ka mohuar akuzat dhe pretendimet e saj.

Ai ka deklaruar në mënyrë absolute se nuk e ka prekur asnjëherë vajzën.

Ndërsa nëna e adoleshentes, e pyetur në polici lidhur me akuzat e të bijës, tha se nuk di asgjë dhe se nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti.

15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçare.

Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, 48-vjeçarin me iniciale B. R., banues në Golem. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.