Kronike19 Qershor 2024, 17:10

Nuk kanë fund bëmat e shqiptarëve në Greqi/ 41-vjeçari tenton të vrasë gruan, e përplas me makinë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë fund bëmat e shqiptarëve në Greqi/

Nuk kanë fund bëmat e shqiptarëve në Greqi. Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij 35-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në Nea Malgara të Selanikut, ku sipas mediave greke, burri e ka përplasur me makinë, duke e rrëzuar kështu dhe më pas e ka kërcënuar.

Sipas medias greke Fosucfm.gr, fatmirësisht gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia po punon për kapjen e shqiptarit.