Kronike26 Shkurt 2024, 14:30

“Para kamerave ulnin kokën, në gjykatë qeshnin"/ Kontraditat e dëshmive të fëmijëve të Pëllumb Metës

Shkruar nga Pamfleti

“Para kamerave ulnin kokën, në gjykatë qeshnin"/

Detaje janë zbardhur në lidhje me paraqitjen në Gjykatë të tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilin e vranë dhe më pas e varrosën.

Gazetarja Kloida Gjuzi e cila ishte e pranishme në seancë ku tre fëmijët ishin para togave të zeza tha se ata në disa deklarata që bënë ishin disi të qeshur.

Më tej ajo shtoi se deklaratat e fëmijëve kanë qenë kontradiktore, ndërsa shtoi se para kamerave ulnin kokën.

“Kur janë pyetur se a jeni penduar, kanë qenë disi të qeshur. Kanë qenë të qeshur kur tregonin konfliktet e supozuara mes tyre dhe babait. Në momentin që kanë deklaruar një konflikt të ndodhur për shkak të një portokalli, të supozuar të këputur nga nëna që më pas ka vijuar me konflikt mes saj dhe babait, ata kanë qenë duke qeshur kur e kanë treguar”- u shpreh gazetarja.