Kronike15 Qershor 2024, 09:17

Parandalohen dy krime brenda familjes, arrestohen dy persona në Burrel dhe Peshkopi

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohen dy krime brenda familjes, arrestohen dy persona në Burrel dhe

Parandalohen dy krime në familje të cilat mund të kishin pasoja të rënda për jetën në Burrel dhe Peshkopi.

Policia njofton se janë arrestuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në pranga u vunë një 56-vjeçar me inicialet A.H banues në Burrel dhe një 39-vjeçar nga Peshkopia, pasi në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., 56 vjeç, banues Burrel; dhe D. K., 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur,  kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre”, njoftoi policia.