Kronike14 Prill 2024, 20:25

Pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve, GJKKO merr vendimin për 24 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të trafikut të klandestinëve, GJKKO merr

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar dhe 2 personat e shpallur në kërkim, lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

Sipas burimeve për 'Euronews Albania', bëhet me dije se në fuqi janë lënë edhe masat e sigurisë për 4 punonjësit e Policisë Kufitare.

Kujtojmë se gjatë operacionit, Policia sekuestroi shuma të mëdha parash, armë zjarri, automjete dhe telefona që përdoreshin nga anëtarët e grupit kriminal.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Endri Seiti,

Luan Tafalla,

Endrit Ismailaj,

Arnol Shpata,

Xhuljeta Çopa,

Artur Mata,

Antonio Specchio,

Artan Sulaj,

Luan Sulaj,

Shkelzen Matmuja (Bokciu),

Bukurosh Muja,

Lulzim Lami,

Tome Preka,

Xhulio Krasniqi,

Edmond Baklli,

Iglan Alliçi,

Emmanuel Ella

Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin në DPPSH.

Komisar Edmond Barha shef seksioni për Migracionin e Parregullt në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Ndërsa për Inspektor Ariel Hoxha, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, u vendos masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Dhe ‘detyrim paraqitje’ për Inspektor E.H. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.