Kronike21 Maj 2024, 23:03

Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar në Durrës

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Vetë policia informon se ai është paraqitur në spital me një plagë në këmbë. Sipas njoftimit, ai është plagosur afër banesës, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.