Kronike21 Maj 2024, 10:55

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 45-vjeçari në
Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë dy persona gjatë një konflikti të çastit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Gjirokastër nisi hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasin përgjegjës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

plagosje gjirokaster arrestohet