Kronike14 Dhjetor 2023, 09:05

Qëlloi me armë drejt një makine në Don Bosko, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë drejt një makine në Don Bosko, publikohet

Është publikuar fotoja e autorit i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Rudolf Zefit ditën e sotme.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve përrreth.

Në foto, ai shihet duke ecur në këmbë i qetë, ndërsa në dorë mban edhe pistoletën, me të cilën ka qëlluar drejt makinës së 42-vjeçarit.

Autori është i veshur me të zeza, ndërsa fytyra e tij shihet qartë. 

Nga pamjet shihet se autori është afruar dhe ka qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

Policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin, por dyshon se bëhet fjalë për një person që nuk ka shumë që ka dalë nga burgu.

"Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

 

don bosko foto autor arme