Kronike25 Shkurt 2024, 17:36

Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga skela teksa punonte, humb jetën 43-vjeçari shqiptar në

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sardenjë të Italisë, një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia e skelës në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave italiane, Bashkim B. nga Kosova, ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra nga skela e kantierit dhe ka ndërruar jetë në vend

Tragjedia ka ndodhur pasditen e së shtunës, 24 shkurt.

Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi në ato momente nuk ka qenë në punë, por kishte shkuar në kantier për të përshëndetur kolegët e tij.

Megjithatë, Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes tragjike.

 

shqiptar itali skela