Kronike13 Prill 2024, 18:31

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë në Prrenjas, ndërron jetë e reja që ishte në gjendje kome; arrestohet për herë të dytë shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë në Prrenjas,

Rëndohet bilanci i aksident tragjik në Prrenjas, pasi 24-vjeçarja që ishte në gjendje kome ka ndërruar jetë.

E reja ndërroi jetë pas 5 ditësh në koma. Personat e plagosur qëndronin në këmbë para servisit dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej, teksa u përplasën nga 44-vjecari.

Po ashtu policia njofton se Jetmir Daci, shoferi i cili humbi kontrollin e makinës dhe përplasi 4 persona, duke shkaktuar së fundmi dhe vdekjen e 24-vjeçares, është arrestuar ditën e sotme. Duhet theksuar se shoferi u arrestua fillimisht, por duket se është arrestuar për herë të dytë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor "Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njofton policia.