Kronike 2 Qershor 2024, 21:51

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34-vjeçari; arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34-vjeçari; arrestohet

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pas disa orësh kërkime nga policia, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Farkë, ndërsa autori i identifikuar Blerim Balla është arrestuar për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

I plagosuri, i identifikuar Hariz Shushku ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

sherr thika tirane