Kronike19 Qershor 2024, 18:10

Sherr në Korçë, dhunohet fizikisht efektivi i policisë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në Korçë, dhunohet fizikisht efektivi i policisë

Një efektiv policie në qytetin e Korçës është dhunuar fizikisht duke marrë dëmtime në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, teksa mësohet se efektivi është oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.