Kronike24 Maj 2024, 09:31

Shpërthim me tritol në një lokal në Razëm

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në një lokal në Razëm
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në afërsi të një lokali në Razëm të Shkodrës.

Mësohet se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD në Malësinë e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. 

Policia njofton se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit me iniciale F. S.

Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.    

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.