Kronike26 Shkurt 2024, 20:36

Shpërthimi më tritol në Durrës, reagon policia: Në banesë nuk ka pasur njerëz

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi më tritol në Durrës, reagon policia: Në
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në banesën e Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

Policia ka reaguar mbi ngjarjen dhe shprehet se në banesë nuk ka pasur njerëz. Tritoli është vendosur pranë dritares dhe ka vetëm dëme materiale.

Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia.