Kronike 9 Qershor 2023, 11:30

Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në 'Don Bosko', gjykata lë në burg “ushtarin” e Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Nikoll Sherrnikun të akuzuar si bashkëpunëtor për atentatin e Don Boskos. Ai akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasje. ‘Ushtari’ i Ervis Martinajt ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

Sherrniku i akuzuar si personi që siguroi mjetet e autorëve që kryen sulmin në lokalin e Muratit ku lanë të vdekur punonjësën 58 vjeçare Mimoza Paja. 28 vjeçari ishte shok i ngushtë i Brilant Martinajt, nipit të Ervis Martinajt i cili u ekzekutua në 17 korrik.

Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pasi në gusht të vitit të kaluar u kap brenda një automjeti të blinduar me municion luftarak të cilin dyshohet se do ta përdorte për të kryer atentat.

Policia i sekuestroi një automatik me fishekë në fole gati për qitje, dy krehëra me fishekë, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, si dhe automjetin e blinduar.

Në të njëjtën ditë kur u arrestua ditën, Nikoll Sherrniku kishte thyer dhe masën “arrest shtëpie” pasi akuzohej për një tjetër ngjarje. Ai ndodhej nën atë masë në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhulio Prela.

Vrasja në 'Don Bosko', nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.

Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja.

targa ervis martinaj don bosko atentat