Kronike25 Shkurt 2024, 17:25

Të dhënat u përkthyen nga frengjishtja/ Si telefoni i Kasandër Nogës zbardhi vrasjen në 'Don Bosko': U zbuluan dy kontrata vdekje në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Të dhënat u përkthyen nga frengjishtja/ Si telefoni i

Një shumë prej 100 mijë euro ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun.

Por porosia shkoi keq e më keq. Pasi në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, si Kevin Zeneli alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatike drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 Janar 2022 në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës mundën të zbardhnin krimin.

Për zbardhjen e këtij krimi, rol parësor ka pasur aparati i telefonit të kapur Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij, kur qëlloi mbi Geron Hasanbelliun.

Të dhënat e këtij telefoni janë marrë nga prokuroria Belge dhe i janë dërguar autoriteteve Shqiptare për ekzaminim, raporton Oranews.

Për shkak të bisedave në gjuhën francezë, është dashur pak kohë që ato të përkthehen nga Ministria e Drejtësisë dhe mandej t'i vihen në dispozicion prokurorisë së Tiranës.

Përmes bisedave, fotove dhe videove, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se organizatori për vrasjen e Geron Hasanbelliut në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ishte Kasandër Noga, i cili kundrejt 100 mijë eurove, lidhi një kontratë vdekje me Kevin Suçin dhe dy persona nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar.

Nisur nga kjo situatë dhe analizë provash, pak ditë më parë prokuroria e Tiranës i kërkoi gjyqtares Migena Laska, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kevin Zenelin, Roland Ahmetsulaj nga Burreli i cili ka një servis makinash në Tiranë.

Masë sigurimi është lëshuar dhe për dy vëllezërit që qëndrojnë në burg, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, Ilir Feçi dhe Kasandër Nogën që ndodhet në burg në Belgjikë.

I vetmi që u arrestua gjatë aksionit është Roland Ahmetsulaj, ndërsa personave të tjerë i është komunikuar masa e sigurisë në ambjentet e burgut. Ndërsa Kevin Suçi, vijon të qëndrojë ende në kërkim.

Të njëjtën persona akuzohen edhe për Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, ndaj dy nipave të Geron Hasanbelliut që ushtrojnë aktivitet tregtar tabakino në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shuma për vrasjen e dy nipave, ishte 50 mijë euro për secilin prej tyre.

 

frengjisht kasander noga telefon vrasje don bosko dy kontrata vdekje tirane