Kronike12 Mars 2023, 22:56

Të shtënat ndaj lokalit në Tiranë, 5 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën; kanë marrë plumba në gjoks, shpatull e kofshë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat ndaj lokalit në Tiranë, 5 të plagosurit

Pesë personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në “Don Bosko” janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimeve që vijnë nga Spitali i Traumës, njëri prej të plagosurve ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë. Po ashtu një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.

 

vrasje don bosko tirane