Kronike25 Shkurt 2024, 14:15

Tentoi të vidhte një kioskë duke thyer xhamat, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vidhte një kioskë duke thyer xhamat, arrestohet

Policia ka parandaluar një tjetër rast të vjedhjes së bizneseve.

42-vjeçari Orjon Llupo është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap në flagrancë teksa tentoi të vidhte një biznes (kioskë) duke thyer xhamat.

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë vënë në ndjekje të autorit.