Kronike19 Prill 2024, 11:20

Tentoi të vriste bashkëshorten në 2022, arrestohet 50-vjeçari në Rrogozhinë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste bashkëshorten në 2022, arrestohet

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit të Kavajës.

Rakip Meçaj, banues në Rrogozhinë ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2022 tentoi të vriste bashkëshorten duke e goditur me automjet.

Blutë njoftojnë se bashkëshortja e tij në atë kohë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

"Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës", njofton policia.