Kronike16 Qershor 2024, 10:21

Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me thikë një person.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 34-vjeçari me inicialet E. K. ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me inicialet A. C.

Mësohet se ky i fundit, gjatë konfliktit e ka goditur 34-vjeçarin me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K.

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.