Kronike25 Shkurt 2024, 13:21

E rëndë në Kavajë! Dy vëllezër tentojnë të shtypin me makinë një 25-vjeçar, njëri arrestohet tjetri në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kavajë! Dy vëllezër tentojnë

Dy vëllezër kanë tentuar të vrasin duke e dhunuar fizikisht dhe më pas goditur me makinë një 25-vjeçar në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Për këtë arsye autoritetet kanë vënë në pranga 30-vjeçarin Halit Ullorja, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim. Ky i fundit braktisi makinën sapo goditi me makinë 25-vjeçarin.

Në pranga është vënë edhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

"Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit.

Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2, kanë shkuar menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.