Kronike22 Qershor 2024, 21:17

Tjetër aksident tragjik në Durrës, ndërron jetë 22-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident tragjik në Durrës, ndërron jetë

Tjetër aksident tragjik në Durrës. Pas përplasjeve të dy makinave në Gjirin e Lalëzit ku humbi jetën një 16-vjeçar, mësohet e ka mbetur i vdekur në një tjetër aksident një 22-vjeçar.

Makina e cila drejtohej nga i riu ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga pranë Urës së Dajlanit. Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplasej ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

"Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit",  automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit  ka pësuar arrest kardiak  gjatë drejtimit të automjetit dhe për  pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.