Kronike26 Shkurt 2024, 21:59

Tritoli në Durrës/ Me kapuç dhe kokulur, publikohet pamjet e momentit kur autori i afrohet banesës së Ilir Koçiljes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në Durrës/ Me kapuç dhe kokulur, publikohet pamjet e

Një shpërthim i eksplozivi u regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në banesën e Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

Ndërkohë nga kamerat e sigurisë në banesat përreth, është bërë e mundur pikasja e autorit të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit.

Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur. Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.


Kujtojmë se banesës së Illir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse. Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi. Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

durrës