Kronike18 Maj 2024, 17:12

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për “shtëpi bari” në Angli

Shkruar nga Pamfleti

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është

27-vjeçari Astrit Baja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Sipas policisë, Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi.

I riu edhe më herët ishte kapur në Angli në një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

"Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.

Ka qenë një hetimi proaktiv disa mujor, i inicuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.

Proçedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.

Sinjalizimet e mbërritura pranë organit tê akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).

Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi", njofton policia.