Kronike24 Shkurt 2024, 21:08

Vrasja në Durrës, Karamuço bën deklaratën e fortë: Në atë shtëpi ka një sekret më të madh, nëna dhe fëmijët po e mbajnë të fshehtë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Durrës, Karamuço bën deklaratën e

Eksperti i Kriminalistikes Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë për krimin në Durrës. Ai u shpreh se ka ende shumë pikëpyetje dhe gjëra që nuk lidhen. Sipas tij, në atë familje ka një sekret akoma më të madh dhe si nëna, ashtu dhe 3 fëmijët po e mbajnë të fshehtë.

Në atë shtëpi ka një sekret që nuk e thotë as nëna as fëmijët. Njëri thotë që donte të më fejonte me pahir, tjetri thotë bëra fjalë. Po i bie që nëse vret se bëre fjalë i bihe që duhen vrarë treçereku i baballarëve. Por ka një gjë më të rëndë, se të marrësh pistoletën, ta çosh babanë dhe ta qëllosh katër herë, është shumë agresive. Djali i vogël ka ikur nga banesa me idenë që çfarë do bëj tani dhe me siguri është kontaktuar nga këta dhe i kanë thënë se nuk ke ku vete, nuk shkon në polici ngjarja. Po të ishte planifikuar nuk ikte nga banesa”, tha ai në “Euronews Albania”.