Kronike24 Qershor 2024, 13:38

Zbardhen detaje nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, shkak pazaret e drogës

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, shkak

Një nga hipotezat e para është se ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.

Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Powell në Pescara. Mediat italiane raportojnë se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.

Sipas informacioneve fillestare, ekipet e shpëtimit 118 kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje. Djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë. Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati.

Një nga hipotezat e para është se ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge.