Kronike25 Shkurt 2024, 16:09

Zbardhen detaje nga vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, të afërmit: Viktima piu kafen e fundit në lokal dhe iku në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja e Pëllumb Metës në Durrës,

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi makabër në Durrës, ku Pëllumb Meta u vra nga 3 fëmijët e tij më 10 shkurt, ndërsa këta të fundit tashmë ndodhen pas hekurave.

Ka qenë Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, e cila ka treguar se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte univeristetin.

Edhe bashkëshorti i saj hedh poshtë motivin e deklaruar nga vajza e familjes Meta dhe i përforcuar më tej nga deklarimet e nënës dhe vëllezërve të saj, se shkak ishte vendimi për ta fejuar pa dëshirë, dhuna e diktati i babait për të vendosur mbi fatet e fëmijëve të tij.

“U habita kur policia që erdhi për të marrë pamjet e kamerave të sigurisë, më pyeti nëse e kishim kërkuar vajzën për kunatin. I sqaruam dhe çdo gjë është e qartë. Nuk kemi ç’të themi më për këtë. Shohim punën, hesapin tonë dhe as vajzën nuk e njohim, ajo lëvizte me makinë gjithnjë”, tha bashkëshorti i saj.

Ata deklarojnë gjithashtu se për herë të fundit e kanë parë të shtunën e 10 shkurtit, ditën e vrasjes.

“Ishte në lokal dhe u largua rreth orës 13:00 – 13.10. Tha se atë ditë nuk punohej, e donte pushim. Duhet ca pushim tha dhe iku në shtëpi”, tha Enxheni.

Ashtu si në polici dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me ta, motivi kryesor i dhënë si shkak për krimin rrëzohet.

 

pellumb meta durres vrasje te afermit kafe lokal