Kronike26 Shkurt 2024, 12:32

Zbardhet dëshmia e Hygerta Metës: Babai ishte i dhunshëm, qëlloi nënën me grusht në zemër

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dëshmia e Hygerta Metës: Babai ishte i dhunshëm,

Zbardhet dëshmia e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila së bashku me dy vëllezërit vranë dhe groposën babin e tyre Pëllumb Meta.

Në dëshminë e saj ajo tha se nëna dhe vëllai i vogël nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. 

Ajo pranoi se së bashku me vëllain e madh Hysenin, punuan për të fshehur provat e krimit. Hygerta thekson se i ati ishte i dhunshëm dhe ka goditur nënën me grusht në zemër. Madje, ajo pohon se së bashku me nënën i kërcënonte se do t'i vriste.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, tha Hygerta në Gjykatë.

Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës ku po zhvillohet seanca.